Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Me 30 emigrantë të paligjshëm në kamionçinë, arrestohet 21 vjeçari në Shkodër

14:50 / April 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto policia4 750x3751629909316 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 21 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi është kapur me 30 emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi në kamionçinën e tij.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.B. 21 vjeç nga Kruja ka rënë në prangat e policisë, pasi përveç emigrantëve të paligjshëm në automjetin e tij ka tentuar që të korruptojë edhe efektivët e policisë Rrugore.

Ky shtetas po udhetonte me automjetin tip Kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga shërbimet e Policisë pjesëmarrëse në operacion. Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të kamionçinës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash.

Njoftimi i plotë:

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Shkodër.

Transportonte me kamionçinë 30 shtetas nga Bangladeshi, duke dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Kruja.

Ky shtetas, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të automjetit ku ndodheshin shtetasit nga Bangladeshi, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një shumë parash.

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve  që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, si dhe të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për kontrollin e imtësishëm të automjeteve të mbyllura që mund të transportojnë emigrantë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B. 21 vjeç banues në Krujë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas po udhetonte me automjetin tip Kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga  shërbimet e Policisë pjesëmarrëse në operacion. Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të kamionçinës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjet dhe në brendësi të tij kanë gjetur 30 shtetas të huaj nga vendet e treta (Bangladeshi), të cilët ky shtetas po i transportonte në drejtim të kufirit të gjelbër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, në drejtim të Malit të Zi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.