Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Durrësi pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë pistoletë pa leje.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë në automjet udhëtonte edhe një tjetër person si pasagjer, i cili në përfundim të veprimeve u la i lirë, ndërsa poseduesi i armës së zjarrit u arrestua në flagrancë.
NJOFTIMI I PLOTE
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 36 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij dhe gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 7 fishekë.
Në automjet udhëtonte edhe një shtetas tjetër si pasagjer, i cili në përfundim të veprimeve u la i lirë, ndërsa poseduesi i armës së zjarrit u arrestua në flagrancë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
