Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më arrestuan në klasë”, Ismail Kadare “hap” zemrën para jetimëve

17:13 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kadare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën kombëtare të jetimëve, shkrimtari Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten Helenën i është përgjigjur ftesës për t’i takuar në një dalje të rrallë. Nuk munguan fjalët e ngrohta dhe mesazhi për shoqërinë shqiptare.

“ E gjithë shoqëria ka për detyrë t’ua lehtësojë këtë gjendje, do doja të ishte me i madh interesi me i vazhdueshëm, ju keni nevojë për ngrohtësi njerëzore, nuk ju ngopin fjalët boshe. Një shpirt kur dëshpërohet, kur mallëngjehet, dëshpërohet është i pasur gjithmonë”.

Kadare është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në një rrëfim ndryshe duke treguar disa detaje nga fëmijëria e tij, studimet në Moskë, njohja me Helenën, por edhe për një prapësi në moshën 12 vjeçare që i kushtoi shumë

“Kam qenë 12 vjeç me një shokun time të klasës, gjetëm disa shkronja plumbi, na shkrepi në kokë të bënim 5 lekshe false. Nuk kishte patur raste më parë të bëheshin monedha falce në atë kohë. Policia dërgoi një polic dhe na arrestoi në klasë, u bëmë të famshëm për keq. Dikush ma përmendi në biografinë time”.

180 femijëve jetimë të përzgjedhur nga të gjitha institucionet e vendit, përfshirë fëmijë jetimë të policëve dhe ushtarakëve të rënë në detyrë, shuan kuriozuitetin pasi Ismail Kadare u tha se kishte kuptuar që letërsia e kishte tërhequr fillimisht kur lexoi një ndër kryeveprat e Shekspirit.

“ Isha në një moshë 11-12 vjeçare, fati e solli që na librat që më ra në dorë për herë të parë ishte libri që nuk ishte i përshtatshëm për fëmijë “Tragjedia e Makbethit” i Shekspirit. Më tërhoqi se kishte fantazma dhe shtriga. Më qëlloi një model i jashtëzakonshëm, më magjepsi doja të isha si Shekspiri. Fillova ta kopjoja librin në fletore.

Femijët kanë marrë dhuratë, veprat e Kadarese me autograf të dedikuar. Sot, në Shqipëri, janë 31.000 fëmijë jetimë, jashtë përkujdesjes prindërore e familjare. Ata jetojnë në 29 qendra rezidenciale në të gjithë vendin, por ajo që është më problematike dhe që ende nuk ka marrë një zgjidhje është se çfarë ndodh me këta jetimë pas moshës 16 vjeç, kur ata lënë dhe qendrat ku janë rritur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026

“Projekti në Zvërnec, krenari për Shqipërinë’, Rama nga Brukseli: Ligji për zonat e mbrojtura, ndër më të mirët

20:26 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.