Sot Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë një debat të hapur të nivelit të lartë ku tema kryesore do të jetë lufta në Ukrainë. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga oborri i OKB-së, ku shihet i veshur me atlete dhe shkruan se Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit.
Rama i cili do të kryesojë mbledhjen, mbrëmë u shpreh se gjatë këtij debati liderët do të kenë mundësinë që të shprehin mendimet e tyre në ndikimin që lufta ka pasur në zhvillimin ekonomik dhe në çështje të tjera ndërkombëtare.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
