Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Me Audin luksoz kapi 187km/h në aksin Fier – Vlorë, shoferi ndëshkohet me një gjobë marramendëse (VIDEO)

16:32 / July 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6102ba69c8b04 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore vijon me aksionet në rrugët urbane dhe interurbane për të parandaluar aksidentet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh që drejtonin në gjendje të dehur dhe nuk ishin të pajisur me lejen e drejtimit.

Njoftimi i Policisë

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion  të sigurt dhe me patentë në xhep, se kudo ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara   në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 31 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 187 km/h në Bypass-in e Fierit, në sensin e lëvizjes Fier – Vlorë ) dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.06 mg/l).

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1898 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

Nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, janë ndëshkuar me masë administrative 211 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

224 për parakalime të gabuara, 212 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 200 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 205 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 187 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

659 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026

Të shtënat në barin e plazhit në Athinë, Alket Rizai në kërkim: Duhej të kthehej sot në burg

14:00 / September 14, 2026

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.