Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Me Berishën do përballem në gjyq”, gazetari i njohur tregon se çfarë do të ndodhë me ish-kryeministrin në shtator

18:00 / July 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka pasur një përplasje virtuale me ish kreun e PD, Sali Berisha për shkak të postit të vëllait të tij Ardian Cipa në strukturat e policisë.

Çipa tha se do të nisë procedurat juridike për përballjen me Berishën

Pjesë nga intervista në Top Talk

Çipa: Unë mendoj që nga pozita në të cilën e thotë Nishani, ndoshta ka të drejtë, por nga leximi që i bëjmë si qytetarë të këtij vendi, shohim se Berisha është influent mbi vendimmarrjet dhe qëndrimet politike të PD, qoftë përmes hijes së vet, qoftë edhe përmes ndikimit që ka në anëtarësinë apo në të zgjedhur të tjerë në forumet drejtuese të PD. Nuk ka asnjë dyshim që kjo gjë u vërejt edhe në momentin e kongresit zgjedhor të PD. Nga ana tjetër, pohimi i Berishës se do të riaktivizohet me një energji më të madhe të parlamentit të ardhshëm duke pranuar dhe këmbëngulur për të mbajtur mandatin e deputetit rishtazi, është një këmbëngulje politike që ka një nëntekst. Influencën e vet kërkon ta shfrytëzojë deri në çastin e fundit.

Dyrnjaja: Juve keni pasur një përplasje frontale për shkak të emërimit të vëllait tuaj sërish në një prej institucioneve drejtuese të policisë së shtetit, ishit emocionalë, doni t’i qëndroni ende atij qëndrimi dhe përballjes ligjore me zotin Berisha?

Çipa: Në jetën dhe aktivizmin tim politik dhe publik, politik në kuptimin qytetar të fjalës se unë politik s’kam qenë asnjë ditë dhe s’do të jem, nuk më karakterizon kurrë emotiviteti, por qëndrimi rigoroz ndaj principeve morale dhe së drejtës morale. Unë reagova si një qytetar dhe në cilësinë e bashkëfamiljarit në atë hapësirë virtuale ku ai kryen reagimin dhe komunikimin publik të tij. Iu përgjigja në mënyrën më të prerë dhe duke e vënë para përgjegjësisë, natyrisht do të ndodhë dhe si procedurë juridike. Nuk jam tërhequr nga padia dhe pres një reagim të tij se është përballë një shpifjeje të përsëritur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.