Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Me BMW të blinduar dhe me targa ruse, shkatërrohet banda e drogës në Tiranë

18:18 / April 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, është kapur nga policia shqiptare, në një super-aksion që ka çuar në ndalimin e 4 personave në Tiranë.

Një person me inicialet L.D dyshohet të jetë koka e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan E.G, O.L dhe D.A.

Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet.

Aksioni i sotëm u krye për të parandaluar një vrasje e cila ishte planifikuar dhe do kryhej nga ky grup personash.

Report Tv mëson përmes burimeve konfidenciale, se deri në këto momente janë kapur armë dhe makina të blinduara. Një automjet i blinduar, BMW seria 7 është me targa të Rusisë. Mjeti blinduar është kapur nga policia pranë shkollës Partizani, nga skuadra operacionale, dhe i përket pikërisht të arrestuarit E.G.

Personat u arrestuan pranë shkollës “Partizani”.

Një nga të arrestuarit, E.G, ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë dy persona, ndërsa ai u plagos.  Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i disponon dhe financon parcelat me lëndë narkotike.

Ndërkohë, kreu i bandës, L.D 32 vjeç, së bashku me vëllain e tij, ishin shpallur në kërkim pas një atentati që i bënë një personi me inicialet E.D, më 20 mars të 2017-ës. E.D mori plumb në gjoks, por i shpëtoi vdekjes.

I arrestuari qe i ka shpetuar dy atentateve

E.G, 44 vjeç, brenda viteve 2013-2015 u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.

Ne atentatin e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu.

E.G ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008. Eshtë një personazh shumë i njohur në trafikun e drogës në kryeqytet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkodër, krim në familje/ Burri vret gruan, identifikohet viktima

14:01 / July 9, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë

13:51 / July 9, 2026

Tronditëse në Korçë, i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës

12:45 / July 9, 2026

Shpërthim me tritol gjatë natës në Krujë/ Lënda plasëse i vendoset një makine, shkaktohen vetëm dëme materiale

11:40 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.