Gigio Donnarumma nuk e fshehu zhgënjimin e eliminimit të Italisë nga Europiani pas disfatës 2-0 nga Zvicra. Kapiteni u shpreh se ky eliminim ishte i merituar pas në sfidën me Zvicrën. “Më dhemb shumë. Ne u kërkojmë falje të gjithëve. Sot u zhgënjyem dhe ata e merituan, nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Eliminimi është i merituar dhe mënyra se si erdhi është shumë e vështirë për t’u tretur. Pjesa e parë shkoi tmerrësisht keq, më pas u desh të reagonim në të dytën dhe në vend të kësaj pranuam menjëherë golin e dytë. Guximi? Mungonte gjithçka, cilësia, guximi”, tha Donnarumma.
“Më dhemb”, Gigio Donnarumma i zhgënjyer pas disfatës së Italisë: E merituam të eliminoheshim
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment