Kur bëhet fjalë për fëmijët, prindërit nuk përmbahen dhe i mbrojnë me mish e shpirt.
Almeda Abazit, prej disa kohësh, një person i komenton negativisht për fëmijët, madje përdor terma tepër të rëndë dhe skandalozë.
Almeda ka bërë të ditur se ky person e përndjek prej kohësh dhe dyshon se është dikush i afërt me të.
Në shkrimin e saj, bukuroshja shqiptare thekson se do ta gjejë.
“Nuk e di kush je, por duhet të jesh i rrethit tim të afërt që ke kaq shumë xhelozi për jetesën time dhe të familjes… Meqë dhe pa u lodhur me 100 adresa fake u bënë gjithë kēto muaj vazhdon me fyerjet e ndyra… nuk kisha as kohë, as deshire te merresha me nje loser si puna jote, por pas ktyre komenteve per engjejt e mi…
OH YES, me erdhi nje deshire e madhe te te gjej kush je, sidomos surratin tend te bukur nuk e ke idene sa do te doja ta kisha perballe tani & do të të gjej mos u shqetëso!”, ka shkruar ajo.
