TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023

‘Më mungon’! Kiara pranon ndjenjat për Luizin

23:27 / January 30, 2023

Pse kafen duhet ta pini me qumësht

23:23 / January 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

“Me gjithë njerëzit që kam vrarë, mund të bëj një varrezë…” Arratia e bosit të Cosa Nostra mori fund për shkak të kancerit

20:26 / January 16, 20236 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Matteo Messina Denaro prej 30 vitesh ishte personi më i kërkuar në Itali. Bosi 60-vjeçar i Cosa Nostra-s u arrestua këtë të hënë në klinikën private Maddalena, në Palermo, ku kurohej për tumorin prej të paktën 1 viti. Hetimet për të zhvilloheshin prej kohësh dhe arrestimi u krye nga karabinierët e Ros të Palermos. Lajmi u dha nga komandanti Pasquale Angelosanto.

Sipas dëshmisë të vetë drejtueses së klinikës, Denaro u përpoq të arratisej, por u kap nga karabinierët. Megjithatë, në konferencën për shtyp të mbajtur gjatë pasdites së sotme, siç raporton Corriere della Sera, hetuesit thanë se superbosi nuk bëri asnjë rezistencë dhe prej momentit të parë pranoi se ishte presoni që po kërkonin. “Vetëm duke e parë kishte pak dyshime, sepse fytyra ishte ajo që prisnim të gjenim”, sqaroi koloneli Lucio Arcidiacono që drejtoi operacionin e mëngjesit të sotëm.

Fjalët e tij të para drejtuar karabinierëve që e pyetën sesi quhej ishin: “Jam Matteo Messina Denaro”. Siguria se bëhej fjalë pikërisht për të kishte ardhur vetëm 3 ditë më parë. Hetuesit, të cilët prej kohësh ishin duke gjëmuar këtë pistë, ndërmorën menjëherë operacionin që u zhvillua në orën 09:00 të kësaj të hëne, 16 Janar.

Denaro, i cili u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ekonomike, aq sa ishte veshur me luks, mes të cilave një orë me vlerë 35 mijë euro, me vete kishte kartë identiteti ku quhej Andrea Bonafede. Mbetet për t’u qartësuar sesi është falsifikuar kjo kartë, pasi gjeneralitetet mësohet se janë të një personi që ekziston vërtetë, ndërkohë që në foto ishte vetë bosi.

Bashkë me të u arrestua edhe shoferi i tij, Giovanni Luppino. Ky i fundit rezultonte si tregtar ullinjsh në Campobello di Mazara e që ishte totalisht i pa siguruar, përveçse i panjohur.

Pas arrestit, tashmë ish-i shumëkërkuari Matteo Messina Denaro u dërgua në komisariatin San Lorenzo. Nga aty do të dërgohet në aeroportin e Boccadifalco, ku do të transferohet nën masa të rrepta sigurie në burg. Vendi për momentin është top sekret.

Corriere della Sera shkruan se, nga sa ka mundur të mësojë nga burime hetimore, Denaro bënte kontrolle të herë pas hershme në klinikën ku u arrestua. Në këtë ambient, natën e shkuar kishin zbarkuar dhjetëra persona, për të ruajtur pacientët e tjerë.

“Matteo Messina Denaro u kap falë metodës “të kishës”, që do të thotë mbledhje e shumë të dhënave informative të shumë reparteve të karabinierëve, në rrugë, nëpërmjet interceptimeve telefonike, bazës së të dhënave të shtetit, të rajoneve administrative, për të arritur tek arrestimi i mëngjesit të sotëm”, tha komandanti i karabinierëve Teo Luzi, i mbërritur në Palermo.

“Një kënaqësi shumë e madhe, sepse rezultati është i jashtëzakonshëm”, shtoi Luzi.

Messina Denaro ishte një personazh kryesor në planin operativ, por edhe në aspektin simbolik, pasi ishte një prej protagonistëve kryesorë në sulmin ndaj shtetit. Për hetuesit, rezultati ishte i mundur falë vendosmërisë dhe metodës së përdorur. “Vendosmëri, pasi për 30 vjet kemi dashur ta kapim, sidomos përgjatë këtyre viteve të fundit. Një rezultat i arritur edhe falë punës së bërë nga forcat e tjera të policisë, në veçanti të Policisë së Shtetit. Lufta kundër Cosa Nostra vijon. Rrethi nuk mbyllet. Është një rezultat që jep kurajo dhe stimuj të rinj për të bërë para dhe na jep një metodë të punuari për të ardhmen, lufta kundër krimit të organizuar është një prej temave themelore për të gjitha shtetet”, përmbylli Luzi.

Por çfarë roli kishte Messina Denaro tek Cosa Nostra? Ai ishte një drejtues operativ, por drejtimi i Cosa Nostra nuk ishte ekskluzivitet i tij, sqaroi prokurori De Lucia. Po sipas këtij të fundit, ai kishte një rol garancie të rëndësishme për drejtimin e punëve brenda organizatës mafioze.

Në çfarë kushtesh u gjet superbosi? Autoritetet italiane sqaruan për mediat se ai nuk ishte i armatosur dhe nuk kishte me vete asnjë lloj mbrojtjeje. Ishte në kushtet e një pacienti që shkon në klinikë.

Momentalisht autoritetet thonë se nuk kanë të dhëna që të tregojnë se klinika kishte lidhje apo bashkëpunim me Messina Denaro-n, megjithatë hetimet për të sqaruar këtë vijojnë. Klinika mësohet po ashtu se nuk ishte e përfshirë në hetime.

Me origjinë nga Castelvetrano, përgjatë viteve, Messina Denaro e kishte zgjeruar pushtetin e tij në klane të tjera mafioze të Siçilisë, sidomos pas arrestimit të Totò Riina, Bernardo Provenzano dhe vëllezërve Graviano. I konsideruar si personazh që mbart me vete mijëra sekrete, superbosi duhet të vuajë burgim përjetë për dhjetëra vrasje, mes të cilave atë të vogëlushit Giuseppe Di Matteo, djali i të penduarit të drejtësisë, të cilin e mbyti dhe e treti në acid, 2 vjet pasi e kishte mbajtur peng.

Për atentatin ku mbeti i vrarë Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, e shumë atentate të tjera në Firenze, Milano e Roma në 1993-n. Vrasjen e parë e kreu në moshën 18-vjeçare. “Me gjithë njerëzit që kam vrarë unë, mund të bëj një varrezë të tërë”, i rrëfente një miku.

Shumë besnik ndaj Cosa Nostra-s, ai ishte i pranishëm në mbledhjen e kërkuar nga Riina, në Tetor 1991, në të cilin u vendos plani i vdekjes që kishte si objektiv Falcone-n dhe Borsellino-n. Të penduarit tregojnë se Messina Denaro ishte pjesë e grupit që u caktua për të eliminuar Falcone-n në Romë, aq sa kishte marrë pjesë në detaje për organizimin e atentatit. Por nga Palermo erdhi urdhri nga Riina për t’u ndalur dhe Falcone u vra disa muaj më pas në Capaci.

Arratia e tij nis në Qershor të vitit 1993. Në një letër dërguar të dashurës që kishte në atë kohë, Angela, duke i lënë të nënkuptohej se emri i tij do të artikulohej për shumë ngjarje të rënda, Messina Denaro shkruante: “Do dëgjosh të flitet për mua. Do më përshkruajnë si djall, por janë të gjitha gënjeshtra”.

Matteo Messina Denaro është dënuar me burgim të përjetshëm si urdhërues i masakrave në Capaci dhe D’Amelio.

“Është një fitore e madhe e shtetit, që tregon se nuk dorëzohet përballë mafias”, ishin fjalët e para në Twitter të kryeministres Giorgia Meloni. “Kënaqësi e madhe për një rezultat historik në luftën ndaj mafias”, e quajti Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023

Presidenti Biden i prerë: SHBA ka përjashtuar dërgimin e avionëve luftarakë për Kievin

22:39 / January 30, 2023

Bruksel/ Sulm me thikë në metronë pranë institucioneve të BE-së

22:31 / January 30, 2023

Vranë ish-oficerin shqiptar në Gjermani për hakmarrje, dalin para gjykatës 2 autorët

22:27 / January 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Heqja e kamerave të grupeve kriminale/ Karamuço: Operacion i gabuar, duhej i njëkohshëm dhe në fshehtësi

22:13 / January 30, 2023

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

21:33 / January 30, 2023

Beteja në KZAZ, Kulluri: Ka gjasa që Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje, “Rithemelimi” ka humbur pikë

20:33 / January 30, 2023

VIDEO/ BBC ‘zbulon’ bunkerin 5 katë nën tokë të Enver Hoxhës, duhej të përballonte sulmet kimike e nukleare

20:11 / January 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.