Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Më i madh se Titaniku dhe i pajisur me laboratorë të biosigurisë për të trajtuar viruse si COVID-19! Ky është super-jahti që do të përdoret në luftimin e ndryshimeve klimatike

09:41 / October 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61594f948044b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mund të duket si diçka nga filmi i ri i James Bond, por “Earth 300” është një super-jaht me ‘energji nukleare’ me ambicie të guximshme.

Sipas EuroNews, edhe pse nuk është ndërtuar ende, ky jaht pa karbon është projektuar si një laborator udhëtues për shkencëtarët për të eksploruar oqeanet dhe për të trajtuar problemet më të mëdha mjedisore të sotme. Me hapësirë për 22 laboratorë, 160 shkencëtarë dhe 22 studentë, jahti do të furnizohet nga një “Reaktor i Kripës së Shkrirë”– një lloj i ri i ‘energjisë nukleare’ që është 100 për qind pa emetime.

Ka edhe vend për turistë, por me një çmim.

Projektuar nga eksperti i super-jahteve, Ivan Salas Jefferson, “Earth 300” do të ketë gjithashtu vend për 40 mysafirë VIP të cilët do të paguajnë 3 milionë dollarë për kënaqësinë e qëndrimit në anije. Shkencëtarët dhe studentët ose do të udhëtojnë falas ose me një tarifë të reduktuar.

“Ne duam të ndërtojmë një ikonë globale për shkencën, e krijuar si një skulpturë shkencore në dete, për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe për të frymëzuar imagjinatën e tyre”, thotë Aaron Olivera, shefi i “Earth 300”. Kompania shpreson që super jahti të jetë gati për lundrim në vitin 2025.

‘Lindja’ e super jahtit

Kërkesa për super-jahte është rritur në 10 vjetët e fundit, e nxitur nga pandemia e COVID-19 dhe rritja e ‘super të pasurve’ globalë. “Earth 300” do të jetë 300 metra në gjatësi dhe 60 metra në lartësi. Ky është 31 metra më i gjatë se Titaniku.

Me një dizajn arkitektonik futuristik, jahti do të përfshijë laboratorë të teknologjisë më të fundit të vizualizimit të motit, laboratorë të printimit 3D dhe laboratorë të biosigurisë të krijuar për të trajtuar viruse si COVID-19, sipas Oliveria, raporton EuroNews.

“Do të bartë 4 komunitete të ndryshme – shkencëtarë, ekspertë, studentë dhe qytetarë privatë”. “Është kjo përzierje e qytetarëve dhe shkencëtarëve që ekipi shpreson të prodhojë një mendim të ri radikal në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

A është teknologjia gati?

Derisa dizajni i “Earth 300” është një model futuristik, shumica e teknologjisë së kërkuar nuk ka dalë ende në treg. Fillimisht, jahti do të mundësohet nga lëndë djegëse jeshile, pasi “Reaktori i Kripës së Shkrirë” është ende në zhvillim. Reaktori është duke u zhvilluar nga Terrapower, një kompani e mbështetur nga miliarderi i Microsoft, Bill Gates.

Pasi të jetë gati, reaktori do të vendoset, duke lejuar që super-jahti të jetë 100 për qind pa emetime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

BE vendos rregulla të reja për AI, nga 2 gushti detyrohet etiketimi i përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale

16:15 / July 28, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.