Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Më i rëndësishëm talenti apo puna? Ja si përgjigjet Cristiano Ronaldo

20:19 / May 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cristiano Ronaldo e filloi karrierën e tij profesionale në moshën 17-vjeçare, kohë kur, siç tregon vetë, nuk e kishte idenë se do të bëhej lojtari që është sot.

Ai kujtoi, në një intervistë për podkastin WHOOP, se hapat e tij të parë në futboll kërkuan sakrifica që në moshë të re.

“Kam filluar të luaj në shtëpi dhe në rrugë kur isha 7, 8, 9 vjeç… këtu fillon gjithçka. Futbolli ishte dashuria ime e parë. Por kurrë nuk kam menduar se do të isha një superyll. As kur isha 16… ndoshta më vonë, nga mosha 18-vjeçare (kohë kur mbërriti te Manchester United). Babai im gjithmonë insistonte që të ndiqja ëndrrën time. Ai e pa që unë kisha talent dhe më inkurajoi të luaja në rrugë dhe për ekipin tonë vendas, Andorinha”, komentoi CR7.

Lojtari i Al Nassr më vonë kujtoi vështirësinë që kishte për t’u larguar nga shtëpia e prindërve të tij në një moshë të re, për t’u bashkuar me akademinë e Sportingut:

“U largova nga Madeira në moshën 11-vjeçare për në Lisbonë, ishte ndoshta pjesa më e vështirë e karrierës sime. Duke ndjekur ëndrrën time në Lisbonë, në moshën 11-vjeçare… Tani shoh djalin tim të madh dhe nuk e di nëse do ta lë të largohet nga shtëpia, edhe pas dy vitesh, do të jetë e vështirë.”

Në fund, Ronaldo kujtoi se, për të pasur karrierën që kishte, “talenti dhe puna duhet të ecin së bashku”:

“Talenti nuk është asgjë pa punën dhe anasjelltas. Nuk mund të them se cilin nga të dy kam më shumë, sepse nëse shikojmë karrierën time, të luash në një nivel të lartë për 20 vite është shumë e vështirë. Dhe vazhdoj ta bëj këtë. Motivimi im më i madh është të vazhdoj.”

Puna Ronaldo talenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.