Ilir Alimehmeti i cili në garë për deputet është në listën e hapur, edhe pse më i votuar në Prime, thotë se nuk është nga ata që e emëron kryetari. Alimehmeti tregon sesi ai e mendon përfshirjen e aleatëve në listë.
”Në radhë të parë është shtjelluar fakti që ishte një votë politike, një sovran politik. Gara ishte puro politike. Ju thatë listë e mbyllur, listë e hapur. Unë do doja ta mbanin listë fituese dhe listë jo fituese. Unë kam qenë për listë të hapur që në fillim.
Unë veten e kam parë në listën e hapur. Unë gjithë kohës kam mbrojtur listën e hapur dhe aty veten e mendoj. U bë shumë vite që ne jemi larguar nga demokracia e drejtpërdrejt. Unë jam për një demokraci të drejtpërdrejt dhe votuesi duhet të di kush të përfaqësojë.
Unë do doja të kisha parë më shumë parti aleate. Ky është tagër dhe privilegj dhe përgjegjësi e partisë, nga kryesia e cila përbëhet nga kryetari, nën/kryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Unë personalisht jam për pozicionet e zgjedhura. Të përfaqësosh veten si i zgjedhur. Unë e dua veten të zgjedhur jo të emëruar nga kryetari”, tha në Report Tv.