Gazetari Artan Hoxha publikoi mëngjesin e sotëm disa foto nga një parcelë me hashash dhe tha se këtë vit si asnjëherë më parë çmimi ka shkuar në 1.600 euro.
Fotot sipas Hoxhës janë shkrepur, dje më 2 tetor 2020. Mirëpo ka pasur dhe nga ata që “kanë kërkuar” më shumë pasi nuk i kanë besuar fotove.
Kështu gazetari investigativ ka publikuar dhe video pak orë më parë, ku shihet me një jelek antiplumb në mes të parcelës, duke i marrë erë bimëve shtatlarta që janë gati për t’u korrur.
“Se mos u mbetet hatri, kemi edhe video… Si gjithnje, me zë dhe figurë. Edhe pse një jelek antiplumb nuk është kurrë i tepërt…”, shkruan Hoxha në postimin e tij në facebook.
