Kreu i FSHF-së, Armando Duka, zbuloi në emisionin “Opinion” mesazhin kërcënues me jetë që mori.
Në mesazh, dërguesi i panjohur kërkon të dorëhiqet ose në të kundërt e presin 50 plumba në kokë.
‘Ti lun me 2 standarte. Ti kurv tallesh me lekt tona. Per 24 or jep dorheqjen ose 60 plumba i ke ne kok si kurv si je. Betimi u be e i pakthyshem”, thuhej në mesazh.
Vetëm pak orë më parë, në hyrje të banesës së Dukës në Durrës shpërtheu një sasi tritoli, ndërsa prej dy-tri ditësh ka një debat të ashpër për zgjedhjet në FSHF, ku është përfshirë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
