Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më ka humbur gruaja”, zbulohet e vërteta rrëqethëse e Kastriotit, burri që u ankua tek Rama

23:19 / January 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
B5BF1149 BF37 4949 B0CD CC96422B123B
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” është Kastrioti i cili u bë i njohur nga të gjithë, pasi videoja e tij me kryeministrin Rama u bë virale në rrjetet sociale. Në video ishte Kastrioti i cili i tregonte kryeministrit se i kishin marrë bashkëshorten dhe e kishin dërguar në hotel, pas lëkundjeve të tërmetit, duke bërë kështu xhiron në internet ku shumë e shumë e komentuan dhe bënë humor me të.

Në studio u zbulua se Kastrioti kishte probleme në komunikim të cilat vinin si pasojë e çregullimeve neurologjike dhe se ishte martuar me bashkëshorten e tij, Dranden me mblesëri. Në jetë ata kishin sjellë dy fëmijë, por djali i dytë kishte lindur me çrregullime të spektrit autik. Për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike familja Gjonaj kishin ndryshuar vendbanimin disa herë. Prej disa vitesh ata banonin në një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, e cila nga tërmeti i 26 nëntorit ishte shpallur e pabanueshme. Në këto kushte Drandja kishte marrë fëmijët dhe ishte strehuar në një hotel, pasi djali i dytë kishte nevojë për përkujdesje.

Kastrioti i është drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Drandes që të kthehen sërish sëbashku, pasi sipas tij nuk mund të jetonin në hotel sepse e kishte të vështirë që të përshtatej. Por Drande u shpreh se nuk kishin mundësi ekonomike që të përballonin një shtëpi me qira dhe se hoteli ishte zgjidhja e vetme për ta. Gjithashtu gjatë programit, autorja dhe moderatorja Arbana Osmani zbuloi surprizën që kishte rezervuar për ta, duke i dhuruar një kontratë qiraje të një shtëpie të re të mundësuar nga të ardhurat e grumbulluara nga shitja librit të saj “Receta për 5 minuta”.

(Marrë nga Top Channel)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë në kokë bashkëshorten

19:04 / August 13, 2026

Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues

18:41 / August 13, 2026

BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit, Brukseli nis të mendojë si do të funksionojë me mbi 30 shtete

17:21 / August 13, 2026

Mësuesja turke që u arrestua në Shqipëri, ku kishte shkuar për pushime

17:02 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.