Bashkëshorti i Palomës, Alandi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli rreth pjesëmarrjes së gazetares në “Big Brother VIP”. Ai tha se tashmë që e shoqja është brenda reality show-t, atij i kanë mbetur të gjitha punët. Megjithatë, Alandi shtoi se shpreson që Paloma të qëndrojë sa më gjatë aty, pasi është për atë format.about:blank
“I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo. Nuk është se nuk e përballoj dot, është pak e vështirë por nuk dua t’ja prish qejfin dhe dëshirat, sepse kur e do dikë do ta shohësh mirë. I kam thënë që në fillim që për çdo gjë më ke gati dhe unë do të mbështës gjithmonë”, u shpreh ai.
Alandi tregoi dhe si po e përjeton vajza e tyre 6-vjeçare mungesën e të ëmës.about:blank
“Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë”, tha ai.
I pyetur nëse është ndjerë xheloz në ndonjë moment, Alandi e mohoi, por tha se ka pasur raste që e ma mërzitur sepse ka folur më shumë se ç’duhet.
“Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar”, vazhdoi muzikanti.
