Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Me LSI apo PS?! Ja cili do të jetë pozicioni politik i Ralf Gjonit

18:46 / April 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ralf gjoni 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ralf Gjoni është bërë tashmë pjesë e jetës parlamentare. Në këto javë të fundit kemi parë deputetët e opozitës të flasin si individë për çështje të ndryshme. Ndaj lind pyetja, a do të jenë ende individë si ligjvënës, apo do të grupohen për të pasur një lloj unifikimi?

“Unë besoj se do të jemi të detyruar eventualisht që të organizohemi në formatin e grupeve parlamentare, me qëllim ushtrimin më dinjitoz dhe më profesional të aktivitetit tonë në Kuvend. Qytetarët meritojnë të informohen për këtë aspekt. Ne kemi biseduar patjetër, që në fillim”, tha Gjoni.

Sa i përket emrit sesi do të mund të quhej ky grupim i ri opozitar, deputeti Gjoni solli shembullin e Britanisë së Madhe ku ka grupe “kauzale”.

“Së fundmi është krijuar një grup i ri parlamentar me 7 deputetë të Partisë Laburiste dhe 3 konservatorë, që u shkëputën nga partitë e tyre respektive për të krijuar grupin e ‘të pavarurve’ për t’i shërbyer kauzës kundër Brexit-it në kontekstin aktual”, shpjegoi Gjoni.

Kjo tregon se deputetët e rinj po punojnë në frymë dhe përmbajtje për të krijuar një nocion të ri të opozitës në strukturën institucionale të Parlamentit, në atë që deputeti i ardhur nga listat e LSI-së thotë se do ta kenë të detyrueshme, nëse:

“Të them të drejtën, nuk e fsheh që kam pritur deri më sot që LSI-ja të bëhej e gjallë dhe qartësonte vendimin e saj për sa i përket anëtarësisë sonë, jo vetëm si anëtarë të partisë, por edhe të Komitetit Drejtues Kombëtar. Për sa kohë që LSI-ja nuk reagon zyrtarisht sesi i cilëson deputetët e listave të saj në Kuvend, atëherë ne do të jemi të detyruar që të marrim shkas nga kjo mungesë komunikimi nga LSI, për të avancuar me krijimin e grupeve respektive parlamentare”, tha Gjoni.

Por, veprimi i deputetëve të rinj nuk do të jetë i menjëhershëm, jo tani.

“Ne do të presim edhe pak të shohim se kush do të hyjë tjetër në Parlament. Numrat nuk janë mbushur ende, kështu që ka ende karrige bosh. Të presim nëse ka deputetë të rinj që do t’i bashkëngjiten grupit tonë opozitar në Parlament, e pastaj, në varësi të rrethanave të brendshme, por edhe të vullnetit të secilit deputet do të krijojmë grupin parlamentar”.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendimet e Këshillit të Ministrave, ekonomia malore, prokurimi publik dhe shpronësimet

16:16 / July 10, 2026

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026

Rama: Shoqëria nuk është bërë më negative, por më kërkuese, ka ardhur koha për një nivel tjetër të shërbimeve/Nga transporti, te menaxhimi i mbetjeve

12:22 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.