Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur këtë mesditë në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merret në pyetje lidhur me dhunën dhe shkatërrimin që iu bë selisë së Partisë Demokratike në protestën e 8 janarit.
“LSA” sjell fotografi, që tregojnë momentin kur Berisha mbërrin te Prokuroria. Siç shihet nga fotot, ish-kryeministri është me maskë anti-Covid, ndërsa mban tërë kohës dy gishtat lart.