Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më mbajtën gjallë”, artistja Justina Aliaj mesazh emocionues nga spitali: Ju lutem, mbajini maskat. Mos provoni…

14:10 / December 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
justina aliaj 770x431 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artistja e madhe Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë pas qëndrimit të saj prej shumë ditësh në spitalin e Infektivit, pasi u infektua nga COVID-19.

Përmes një videomesazhi këngëtarja shqiptare i bën një apel të fortë qytetarëve, që të vendosin maskat. Mes fjalëve dhe emocioneve të forta Aliaj ka treguar eksperiencën dhe vuajtjet e saj nga COVID-19, ndërsa shpreh fjalë mirënjohje për stafin mjekësor të COVID1.

“Sëmundjen që më zuri e kam përballuar jashtëzakonisht vështirë. E përjetova keq, pasi nuk e dija se çfarë ishte kjo diagnozë. Kështu rrodhën ditët, me temperaturë 39 e gjysmë dhe nisi mjekimi intensiv. Kisha një kronikë pak më të rënduar. Kjo zgjati ditë e ditë, shtrirë në shtrat. Nuk isha në gjendje. Kisha këputje të jashtëzakonshme, përjetime të jashtëzakonshme, muskujt sikur ishin shkëputur nga kockat. E vetmja shpresë ishte që më mbajtën gjallë doktorët. I kam në shpirt dhe do i mbajë deri sa të jetojë. Nuk harroj ca më kanë thënë. Më thanë se ‘ti do të dalësh që këtu e shëndosh’. Siç ishte doktor Kalo, që më dha garanci, apo doktoreshë Nevila apo kryeinfermierja. Dhe kam shpëtimtaren time, profesoreshën Najada Çomo. Ajo më fali një jetë të dytë. Këta doktorë e kanë bërë prej vërteti detyrën, i lumtë shpirti. Kaq bukur kanë punuar. Unë nuk mund të lë pa përmendur dhe prapavijën, infermierë e sanitarë. Ju falënderoj me dorë në zemër për atë gatishmëri dhe fjalë të ëmbël, që më shpëtuat, për prapavijën. Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë”, -tha Justina Aliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas urdhrit të Donald Trump/ Google Maps ndryshon emrin e liqenit Ontario

08:38 / August 31, 2026

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.