Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Më mori zvarrë dhe më futi duart në fyt”, rrëfehet gazetarja që u rrëmbye nga ish-i dashuri në Tiranë: Më gjuante në kokë dhe më kërcënonte!

17:22 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rrembimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nënë e një fëmije, me profesion gazetare, u rrëmbye për disa minuta nga ish-i dashuri i saj, i cili, pasi e futi me forcë në automjet, e goditi atë duke e dhunuar.

Burime të policisë pranë komisariatit numër 1 në Tiranë, treguan se si një patrullë policie iu vu pas automjetit ku u mbajt për pak minuta gazetarja, teksa ish-i dashuri i saj u përpoq të shpëtonte, duke udhëtuar kundravajtje.

Gazetarja, kujton në kallëzimin e dorëzuar policisë, se sapo pa një makinë policie në rrugë, ajo u përpoq të devijonte timonin e makinës, si të vetmen mënyrë për të tërhequr vëmendjen e efektivëve.

Rrëmi i gazetares

Që nga muaji janar 2021, e reja këmbëngul se dhuna ndaj saj ka qenë e vazhdueshme “Ky person erdhi poshtë shtëpisë sime dhe po më priste rreth orës 8.30 të mëngjesit. Vura re ish-të dashurin me mjetin e tij, “Toyota Corilla” dhe po më ndiqte pas duke më bërë telefonata të vazhdueshme. Ai kërkoi që unë të qëndroja me të, por unë vazhdova rrugëtimin tim, derisa mbërrita në vendin e punës”.

Gazetarja shton se gjatë gjithë ditës, i dashuri e priti në ambientet e jashtme.

“Në këtë çast, ai më doli përpara derës së zyrave dhe menjëherë më kapi nga krahu, duke më detyruar me anë të presionit dhe të kërcënimeve, që unë të hipja në makinë”, – mësohet sipas burimeve të GazetaSi.al, të ketë shpjeguar ajo. Sipas saj, vajza i kërkoi ish-partnerit ta linte të qetë, por ai e ka goditur me shpulla.

“Ky person më mori zvarrë, më hipi në makinë dhe në një moment, më futi duart në fyt”, – tregon 40-vjeçarja, e cila kujton se për t’u vetëmbrojtur, ajo e ka goditur me telefon në kokë. “Ndërkohë unë kërkova ndihmën e banorëve të zonës, por ai vazhdonte të më gjuante në kokë dhe më kërcënonte mua dhe jetën
e fëmijës tim”. Teksa ish-i dashuri i me gazetaren në makinë, ka vijuar udhëtimin, e reja ka vërejtur një makinë policie dhe aty ka manovruar, duke e kapur vetë timonin.

“Pasi e arrestuan, policia më këshilloi të shkoja në komisariat të denoncoja. Ky person më ka dhunuar dhe herë tjetër, por ai premtoi se nuk do më shqetësonte më”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Zjarret në vend/ 43 vatra zjarri në 24 orë në vend, 11 mbeten aktive/ Mbrojtja: FA dhe zjarrfikësit në terren

11:27 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.