Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Me motomjet shiste drogë, kapet 19-vjeçari

12:33 / March 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lezhe1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia në Lezhë ka arrestuar një 19-vjeçar, që me një motomjet pa targa shpërndante lëndë narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi Eraldo Ndreca. ”Motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 19 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik””,-informon Policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Vijon zbatimi i masave në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli 2”. Goditet një rast i shitjes së cannabisit, në doza. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me motomjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari që shiste dozat e cannabisit. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që iu gjet këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Sekuestrohet edhe motomjeti pa targa, të cilin ky shtetas e përdorte për këtë veprimtari kriminale. Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në aksin rrugor Lezhë-Milot, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një motomjeti, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi lëvizjen në drejtim të qytetit të Lezhës.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. N., është kapur dhe vënë në pranga. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për motomjetin që përdorte për këtë veprimtari kriminale. Motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 19 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Eraldo Ndreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U arrestuan pasi goditën me vezë makinën e Ramës, lirohet Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj

12:58 / October 10, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.