Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Me naftë apo benzinë? Çfarë duhet të dini para se të blini makinën tuaj

15:18 / September 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Naftë apo benzinë? Të dyja këto lloje të makinave kanë përparësitë dhe të metat e tyre. Prandaj, zgjedhjen që ju do të bëni do të varet plotësisht nga preferencat e juaja.

Për t’jua lehtësuar punën, më poshtë do të bëjmë një krahasim në mes makinave me naftë dhe atyre me benzinë.

Motorri

Dallimi kryesor në mes motorëve të makinave me naftë dhe benzinë është efikasiteti termik që motorët me naftë kanë. Motori me naftë është 20% më efikas sesa motorat me benzinë. Gjë që ndikon drejtëpërdrejtë me rritjen e ekonomisë së karburantit në 20%.

Motorat me naftë përdoren në shumë lloje të pajisjeve dhe automjete për shkak të çmimit më të ulët të karburantit dhe efikasitetit që kanë.

Në anën tjetër, motorët me benzinë kanë pikë të lartë të qëndrueshmërisë, por një pikë të ulët ndezjeje. Karburanti i motorrit kompresohet me ajër të pastër dhe pasi pistoni të jetë më majën e goditjes, ndodh një shkëndi e cila shkakton ndezjen e motorrit dhe bënë që motori të jetë i gatshëm për operim.

Qëndrueshmëria e motorrit

Një tjetër veçori që i ndan motorrët e naftës me atë të benzinës është jetëgjatësia e motorit.

Cilindrat e motorit me benzinë ka gjasa të dëmtohen pasi motorri të arrijë 120.000 deri ne 150.00 milje. Gjë që ndikon në në efikasitetin e motorrit. Ndërsa ndryshe nga motorri me naftë, ai me naftë njihet për jetëgjatësi më të madhe përfshirë arritjen e miliona miljeve. Por, në rast se ndodh që cilindri ka nevojë për ndërhyrje, atëherë, ai mund të zëvendësohet pa pasur nevojë të ndërrohet gjithë motorri.

Çmimi

Tashmë është e ditur se makinat me naftë kushtojnë më shumë se ato me benzinë. Ndërsa, marrë paraysh ndryshimet e shpeshta të çmimit të karburantit, çmimet për naftë dhe benzinë janë mesatarisht të përafërta me njëra tjetrën.

Prandaj, para se të bleni makine të re ju duhet të vendosni nëse iu përshtatet që makina të jetë naftë apo benzinë. Si dhe të llogarisni se sa karburantë harxhojnë makine në ambiente lokale dhe të hapura.

Mirëmbajtja

Makinat me motor me naftë janë më të kushtueshme për mirëmbajtje sesa ato me benzinë. Motori me naftë ka pjesë të cilat duhet kontrolluar më shpeshë dhe që motorri me benzinë nuk i ka.

Në krahasim me rezervuarin e benzinës, ai i naftës është më i madh.

Pjesët e motorit të cilat kërkojnë më shpesh zëvendësim tek motori i naftës janë filtrat e karburantit dhe shpërndarësi i ujit.

Ndërsa, motorët e benzinës, pjesët si priza e shkëndijës dhe ftohësi i motorit, janë pjesë të cilat kanë qëndrueshmëri më të madhe. Pra, nuk kanë nevojë për zëvendësime të shpeshta.

Drejtimi

Makinat të cilat janë me naftë zakonisht përformojnë më mirë gjatë drejtimit sesa makinat me benzinë.

Motorët me naftë janë shumë më të fuqishëm. Ata gjithashtu i karakterizon drejtimi komode. Ndërsa, motorët me benzinë kanë një llojë zhurme dhe dridhje gjatë lëvizjes, gjë që e bënë drejtimin e tyre jo edhe aq komode sa veturat me motor prej nafte.

Pas gjithë kësaj analize, vendimi se a do të zgjidhnit makinën me benzinë apo naftë në rast se iu ofrohet mundësia për të blerë një veturë të re, e merrni ju. Shqyrtojini këto analiza dhe merrni vendimin e duhur për ju.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Incident i paprecedentë: Modelet e OpenAI kryejnë sulm autonom ndaj Hugging Face gjatë një testi sigurie

13:08 / July 22, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.