Ledri Vula dhe Sara vendosin të tregojnë gjininë e bebit ata do të bëhen prindër të një vajze
Lajmin e kanë ndarë zyrtarisht të dy në rrjetin e tyre sociale në Instagram, teksa publikuan një video ku edhe zbuluan gjininë e foshnjës së tyre. Pasi kanë plasur balonën të dy kanë mësuar se do të bëheshin prindër të një vajze.
“Jom ka des syt me ti pa,”-shkruan Ledri në videon e shpërndarë prej tij, ndërkohë që Sara i komenton disa emoji me sy të përlotur.
Prej kohësh çifti përflitej se ishte në pritje të ëmbël por derimë tani asgjë nuk ishte konfirmuar zyrtarisht nga ta.
