Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, Buzo: Ky sport më ndihmon në punën time si avokate

10:09 / June 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 126
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eva Buzo, shqiptarja që ka lindur dhe jeton në Australi, u bë kryefjalë në Shqipëri për iniciativën e saj për të kaluar nga kanali i Otrantos drejt Vlorës me not. Ajo pati probleme shëndetësore 27 orë pas qëndrimit në ujë, megjithëse ishte një fitore pasi kur ndërpreu sfidën, ajo kishte përballë saj brigjet shqiptare. Sot në “Wake Up”, Eva tregon jo vetëm sfidat që hasi gjatë orëve të gjata të notit, por edhe sesi ky sport e përmirëson në profesionin e saj si avokate e suksesshme.

“Është si meditim, si qetësi. Kushtet e motit ishin te mira, deti ishte i qetë. Ditën e parë kushtet ishin të vështira, kishte erë. Ndërkohë që notoja e shihja bregun shqiptar, po ecja ngadalë por po konsumoja shumë energji. E pash që nuk ishte një ditë e bukur për të notuar po thash nata do jetë më e qetë. Natën ndodhën gjëra të papritura, kushtet nuk ishin të mira, ndodhi që kishte prap erë, kishte shumë lëvizje ujë, shumë rryma dhe ishte një errësirë e madhe. Nuk mund të shihja fytyrat e trajnerëve të mi edhe pse isha shumë afër varkës.

Më përpara kur kam notuar në Gjeneva ishte hënë e plotë, këtë herë ishte shumë errësirë, thash jam kaq e vogël në këtë oqean të madh. Gjatë natës hasa pickime. Kur lindi dielli ditën e dytë, kishte re, mendova se do arrija në bregdetin shqiptar. Nuk kam frikëra në oqean, nuk kam frikë nga peshkaqenët, nuk janë në oqean për të parë ty.

Nuk më pëlqejnë pickimet por nuk kam frikë, mendoj se momenti që u shqetësova gjatë notimit ishte kur po enjtesha dhe nuk kishim një doktor. Unë jam rritur me frymë shqiptare. Shpesh më pyesin “Buzo”, nga je, dhe them nga Shqipëria, gjyshi im është nga Shqipëria. Noti më përmirëson në punën time si avokate, më shumë sesa më pengon. Ka të bëjë me fitoret e vogla dhe rëndësinë e tyre. Kur pash bregdetin shqiptar, thash Eva t’i mund tja dalësh, forca”,-tregoi Eva.

Eva Buzo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Eva Buzo, tjetër sfidë në ujërat e Jonit/ Nga Radhima me not në Sazan, përshkruan vijën bregdetare të ishullit

10:37 / June 6, 2026

Kriset miqësia mes Sonit dhe Sarës në Ferma Vip? Ballafaqohen fermeret: Ishte një budallallik…

22:59 / June 5, 2026

Aktori James Handy vritet me thikë në Los Angeles, arrestohet djali i partneres së tij

21:21 / June 5, 2026

E “kryqëzuan” për indiferencën ndaj protestës në Vlorë, reagon për herë të parë Bora Zemani

22:56 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.