Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Me ose pa Ramën kryeministër”, Kryemadhi: LSI e gatshme të shkojë në zgjedhje

14:03 / September 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi mona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe nga aleati i saj Lulzim Basha i cili është shprehur se do të ulej në tryezë bisedimesh me kushtin që Rama të mos jetë kryeministër, Monika Kryemadhi e LSI-së thotë se është e gatshme të shkojë në zgjedhje, me apo pa Ramën kryeministër.

Në një intervistë për News 24 Kryemadhi tha se partia që drejton i sheh zgjedhjet si një “antibiotik” për shtetin e kapur të Edi Ramës.

“Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk nuk kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të cbëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqtas, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, të demokracisë. Ne duhet të përplasi, në duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik. në votimet e 30 qershorit, shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm maxhorancës ku i thanë se e bojkotuan në 85% po i dhanë edhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës, ku i thanë që 85% e tyre iu përgjigjën aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet moniste të Edi Ramës” u shpreh Kryemadhi .

“ Mungesa e dialogut nuk ka ardhur si rezultat i opozitës, mungesa e dialogut ka ardhur si rezultat i arrogancës së maxhorancës dhe sidomos të kryeministrit. Mos harroni në dy vjet të parlamentit, nga 2017 deri në momentin e djegies së mandateve, opozita është munduar disa herë për të ofruar jo vetëm dialogun por edhe propozimet e saj në parlament” vijoi me tej kryetarja e LSI.

Monika Kryemadhi kërkon që organet e reja të drejtesisë që po krijohen të mos kapen nga politika, sepse kjo do të minojë edhe më shumë krizën poltike në vend.

“SPAK nuk mund të përdoret kurrë si kamzhik për luftë politike, sepse sot luftën politike më të madhe e bëjnë qytetarët shqiptare.Cdo drejtësi politike do të bëjë hero cdo njeri që do të gjykohet për politik. Dhe i vetmi gjykim sot janë qytetarët që të gjykojnë me votë. Kush do drejtësinë e vërtetë të shkojë në zgjedhje, të dalim të gjithë në mënyrë të barabartë t’iu japim shansin qytetarëve ai është gjyqi më i mirë për cdo politikan shqiptar. Gjyqi më i mirë sot për cdo politikan, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pastaj gjyq politik, gjyq mediatik, gjyq të pandershëm ka sa të duan. Në fund të fundit gjykimin tonë përfundimtar nuk na e bëjnë as politika as ambasadat as gjyqtarë as prokurorë. E bën Zoti lart, për këtë të jeni të qetë” vijoi më tej Kryemadhi.

E pyetur rreth komisionit hetimor që është ngritur për Presidentin Meta, Kryetarja e LSI, përgjigjet:

“Nuk më shqetëson fare kjo gjë, nuk është pjesë e axhendës time politike dhe as e LSI, axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku në të cilën e ka futur regjimi i Edi Ramës. Besoj se z. Meta i ka kapacitetet e veta për t’u përballur politikisht dhe di të them se është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur”

Kryemadhi deklaroi se djegia e mandateve nuk ka qenë një gabim, pasi me këtë veprim opozita tregoi se nuk dëshironte të ishte fiktive në Parlament.

Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Monika Kryemadhi flet për divorcin me Ilir Metën: Nuk e mendoja që politika do e sillte këtë

22:01 / March 19, 2026

“S’kam asnjë kontakt me Ilir Metën”, Kryemadhi: E kam dashur dhe e dua për hir të gjërave që kam me të. Për të kujdesen…

12:08 / February 6, 2026

Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit

21:40 / January 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.