Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

‘Më rrahu dhe më detyroi të bënim seks’, dëshmia e vajzës me aftësi të kufizuara ndaj shqiptarit

09:00 / January 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547883610 rodosar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dëshmi rrënqethëse është publikuar në mediat greke lidhur me 19-vjeçarin shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes së re, Eleni Topaludis.

Bëhet fjalë për një denoncim për të prindërve të një vajze me aftësi të kufizuara, e cila prentendonte se shqiptari së bashku me një shokun e tij e kishin përdhunuar. Ngjarja ka ndodhur tre ditë pas vrasjes së studentes 21-vjeçare, Eleni.

“Më ftoi që të udhëtonim me makinë për të dëgjuar muzikë. Kur mbërritëm tek klubi më rrahu dhe më detyroi të bënim seks oral. Unë bërtita, por me kërcënime dhe me rrahje më çuan tek banjot publike.”

Pas dëshmisë për përfshirjen e shqiptarit, babai i studentes 21-vjeçare, Eleni, ka bërë thirrje autoriteve që të reagojnë ndaj tij dhe ta dënojnë maksimalisht.

“Në qoftë se këta njerëz bënë atë që bënë për një vajzë të vogël me aftësi të kufizuara, dy ditë, tre pas vrasjes së vajzës tonë do të thotë shumë për ta. Unë e thashë atëherë, sepse e dija karakterin e vajzës sime, që ata kanë abuzuar me të. Këtë e vërtetojnë dëshmitë e vajzave të tjera,”-tha babai i 21-vjeçares, Yianni.

Edhe më herët, babai i 21-vjeçares ka bërë publike dëshmitë se 19-vjeçari akuzohej për përdhunimin e tre vajzave të tjera përkatësisht 17, 18 dhe 19-vjeçare. Vajzat fillimisht kanë shkuar në polici, në fund ato vendosën që të mos ngrinin padi kundrejt të riut shqiptar.

Përveç akuzave për përdhunim, shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar.

Aleksandër Luca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026

Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

21:15 / June 26, 2026

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, Policia shpëton 2 turiste holandeze! Njëra prej tyre kishte dëmtuar këmbën

21:04 / June 26, 2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

20:55 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.