Një grua është gjetur e pajetë në afërsi të liqenit të Sharrës mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve paraprake të policisë së Tiranës, trupi i gruas që mendohet të jetë rreth 40-45 vjeç është gjetur rreth orës 08.18, ndërkohë që nuk është identifikuar ende.
Burime jozyrtare thonë për TiranaNevvs se gruaja ka shenja dhuune në pjesën e kokës, dhe trupi i saj është gjetur mes ferrave. Megjithatë gjithçka pritet ta zbulojë mjekësia ligjore.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.
