Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Me shoqërues nga Garda/ Nga zyra në shtëpi e deri tek 33 udhëtimet e Metës jashtë shtetit. Ja misionet speciale me Ramën dhe Ruçin

18:38 / September 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f590030d76f6 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Ruajtjes së Organeve të Vetingut ka përballuar me sukses ngarkesën e lartë të Shërbimeve për sigurimin dhe ruajtjen e Komisionerëve, Gjyqtarëve të Kolegjit, objekteve ku ushtrojnë veprimtari organet e vetingut dhe gjatë seancave dëgjimore e gjyqësore.

Kjo drejtori ka kryer 271 shërbime sigurie gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore (KPK dhe KPA) si dhe 1608 shërbime jashtë tirane. Objektet e Rëndësisë së Veçantë, të miratuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, por dhe të tjera që e marrin këtë status përkohësisht kanë dy qëllime sigurie: së pari për të garantuar sigurinë e Personalitetit, në ambientet ku punon, banon apo zhvillon veprimtari dhe së dyti për ruajtjen e pronës publike/shtetërore nga dëmtimet, shkatërrimet, vjedhjet etj.

Siguria e objekteve është e organizuar nga dy struktura; ajo e sigurisë së brendshme që funksionon nga një njësi e vetme dhe ajo e sigurisë së jashtme që funksionon në katër njësi të veçanta. Gjatë vitit të kaluar njësia për sigurinë e brendshme ka përballuar me masa të plota 22 protesta të zhvilluara në objektet e ruajtura nga Garda.

Gjatë vitit 2019 nga Sektori për Sigurinë Fizike të Presidentit të Republikës janë kryer 559 shërbime, më shumë se viti paraardhës. Shërbimet e kryera specifikohen ato jashtë selie 354 detyra shërbimi, jashtë rrethi 172 detyra shërbimi dhe jashtë shtetit 33 detyra shërbimi.

Një nga mënyrat e sigurisë dhe nga më të rëndësishmet ka qenë dhe vazhdon të mbetet siguria e personaliteteve nëpërmjet informacionit duke përdorur metodat e kërkimit, grumbullimit, analizimit dhe shpërndarjes së tij.

Parësore vazhdon të mbetet bashkëpunimi me të gjitha strukturat inteligjente në Policinë e Shtetit, Drejtoritë Vendore të Policisë, Komisariatet e Policisë dhe Shërbimin Informativ të Shtetit.

Drejtuesit e strukturave operacionale para çdo fillim shërbimi, janë njohur me informacione paraprake të ardhura nga Sektori i Analizës dhe me situatën operative në zonën apo vendin ku do të zhvillojë aktivitet, qëndrojë apo lëvizë Personaliteti.

Në sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore janë aplikuar masat e sigurisë edhe me mjete teknike, me qëllim zbulimin e lëndëve të dëmtimit në masë dhe ato eksplozive, të cilat kanë pasur efektet e veta pozitive. Krahas kontrollit me aparaturë janë përdorur me efikasitet edhe qentë eksploziv kërkues.

me zemer te hapur 2
  • 3 8
  • 4 4
  • 2 1 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.