Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Me shpejtësi deri në 224 km/h, policia kontrolle me radar dhe dron, e pësojnë keq shoferët!

17:18 / September 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
radar policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka kryer kontrolle me radar e drone në disa akse kryesore të qarkut të Elbasanit. Nga kontrollet ka rezultuar se disa shoferë qarkullonin me shpejtësi përtej limiteve që varionin nga 174 km/h deri në 224 km/h.

10 leje drejtimi u tërhoqën vetëm në aksin Elbasan Tuneli i Krrabës-Elbasan si dhe 29 masa administrative.

Shkelës janë ndëshkuar edhe në akset Elbasan-Librazhd apo Elbasan-Cërrik.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kontrolle me radar në rrugën interurbane Elbasan- Krrabë – Elbasan.

Kontrolle edhe me dron në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Cërrik për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me 📸 në rrugën interurbane Elbasan – Tuneli i Krrabës – Elbasan, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 174 km/h deri në 224 km/h 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????, në kulmin e trafikut.

Si rezultat janë tërhequr 10 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar.

Drejtuesi i mjetit tip Audi, shtetasi A.S., nga Tirana është konstatuar me shpejtësi 224 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, 6 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve nga leja e drejtimit.

Shtetasi E.H, rezident në Itali u konstatua me 174 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

Gjithashtu janë vendosur 29 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Kontrollet kanë vijuar edhe me dron në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, dhe Elbasan – Cërrik ku janë evidentuar e ndëshkuar për parakalim të gabuar 21 drejtues mjetesh me masë administrative 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 12 masa administrative me vlerë deri 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Seancë plenare dhe protestë/ Tubuesit grumbullohen pranë Kuvendit, policia vendos gardh metalik në akset kryesore afër godinës

10:32 / September 17, 2026

“Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, djali i Jakup Krasniqit me mesazh prekës një ditë pas verdiktit

10:25 / September 17, 2026

Presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm

10:09 / September 17, 2026

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.