Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Me shpejtësi “rrufe”/ Policia “bën namin” me gjoba: 4624 gjoba dhe 31 shoferë në pranga

15:23 / October 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1572271613 policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit njofton se gjatë 48 orëve të fundit që u zhvillua operacioni “Tispol”, në të gjithë vendin u arrestuan 31 drejtues mjetesh, nga këta 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Duke përdorur aparatet drager gjatë 48 orëve janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 74 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu u konstatuan me radar 76 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 140 km/h deri në 174 km/h. Jane pezulluar dhe dërguar në OASH edhe 36 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera që parashikohen nga Kodi Rrugor, me masë ndëshkimi pezullim patente.

Janë vendosur 646 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, të cilët janë evidentuar nga shërbimet e kombinuara me punonjës policie civilë. 321 masa u vendosën për mospërdorim të rripit të sigurimit, 578 për parakalime të gabuara, 87 për mosvendosje të kaskës mbrojtës, 11 për gara shpejtësie, ndërsa pjesa tjetër prej 2 981 masash administrative janë vendosur për parkime të gabuara e shkelje të tjera. Policia Rrugore deklaron se do të vijojë kontrollet e shtuara në të gjitha ditët e javës, për mjetet e transportit publik (kryesisht për nxënësit) dhe linjave urbane e interurbane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026

Rama shpjegon dokumentin “Besa”: Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim për mandatin e katërt

14:10 / August 6, 2026

Mbyllet seanca e Kuvendit të Kosovës/Kurti kërkon më shumë kohë për konsultime, nuk propozon kandidat për kryetar të Kuvendit

12:14 / August 6, 2026

Hagë: Më 10 shtator nisin deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve për pengim të drejtësisë

12:07 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.