Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Më shumë kontrolle për kancerin

09:14 / August 1, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
depistimi 768x512 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në muajt e parë të këtij viti ka pasur një shtim të lartë të numrit të kontrolleve për kancerin në qafën e mitrës dhe të gjirit. Për periudhën janar-prill 2024 sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë realizuar 15,010 depistime për kancerin e qafës së mitrës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm testimet janë rritur rreth 59 herë. Në raportin e theksohet se sasia e depistimeve e realizuar prej 15,010 gra është edhe më e lartë kundrejt 11,000 të parashikuara për periudhën. Me një kosto prej 322 lekë/rast.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur shtim edhe të kontrolleve për kancerin e gjirit. Numri i grave të depistuara për kancerin e gjirit për janar-prill 2024 arriti në 3,000, me një kosto prej 735 lekë/rast. Në raport me të njëjtën periudhë të 2023-s numri i kontrolleve është shtuar 1,5 herë. Kontrollet për qafën e mitrës dhe gjirit te gratë kanë si qëllim identifikimin e sëmundjeve tumoriale para shfaqjes së simptomave klinike. Kryerja e pap testeve (për depistimin e kancerit të qafës së mitrës) mundësohet si pranë qendrave shëndetësore edhe materniteteve shtetërorë.

Mjekët e familjes pohojnë se arsye shtimit të kontrolleve ka ardhur për shkak të rritjes së fluksit të grave që kërkojnë të kryejnë testimet pap test pranë qendrave shëndetësore, testime rutinë që u neglizhuan në pandemi. Elisabeta Musta mjeke e familjes pranë Qendrës Shëndetësore të Kamzës, shpjegon se rritja e depistimeve pranë qendrave shëndetësore është rritur me përfundimin e pandemisë së Covid-19. “2 -3 vitet e fundit grave iu mundësohet kryerja e pap testi edhe në shtëpi. Në qendrën shëndetësore pranë mjekut të familjes mund të merret tamponi, dhe marrja e mostrave në shtëpi mund të kryhet nga vetë gratë. Me pas analizimi i rezultateve bëhet nga ISHP, pasi sillet te ne mostra e marrë. Për shkak të Covid-19 testimet rutine ishin neglizhuar nga gratë.

Me përfundimin e pandemisë ka një rritje të testimeve rutinë pap test, përfshirë edhe vaksinim kundër kancerit të qafës së mitrës”, thotë ajo. Mjekët nënvizojnë se rritja e testimeve ndikon pozitivisht në uljen e rasteve të diagnostikuara me sëmundje tumoriale, pasi testi ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes, por edhe ta zbuluar atë në fazë të hershme kur është më i shërueshëm. Teksa pacientë të trajtuar me radioterapi për janar-prill 2024 janë 10,133 pacientë, me një kosto prej 100 lekë/pacientë sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit. Numri i tyre është rritur 22% kundrejt janar-prill 2023./Monitor

kancer kontroll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

19:40 / July 12, 2025

E hoqën nga puna, Yuri Kim në protestë para DASH

19:08 / July 12, 2025

Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me…

18:00 / July 12, 2025

Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen nëpërmjet portalit E-Albania

17:40 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.