Ka ka përfunduar seanca për marrjen në pyetje ndaj Lefter Kokës.
Koka ka dhënë të gjitha deklarimet e tij përballë prokurorit Dritan Prenci, lidhur me procedurat e dhënies me koncesion të inceneratorit të Fierit.
Kujtojmë se Koka akuzohet se ka marrë nga shoqëritë tregtare që janë përfitueset e kontratës së koncesionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij.
