Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më shumë se dy persona në studio”, AMA paralajmëron TCH dhe Klan

14:56 / May 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Medias Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen dy televizioneve më të mëdha në vend lidhur me respektimin e masave të vendosura në kushtet e pandemisë, pasi kanë pasur më shumë se tre persona në studio.

AMA falenderon gjithashtu dhe autoritetet shëndetësore që këtë radhë nuk kanë aplikuar gjobat e parashikuara, që bën të ditur se do të nisë procedurë administrative për dy rastet e konstatuara, emisioni “Open” në Top Channel dhe “Klanifornia” në Tv Klan.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Nga evidentimi i rasteve më të fundit në programet “Open” në televizionin Top Channel dhe “Klanifornia” në televizionin Klan, për prezencë të më shumë se dy personave në studio, AMA falenderon për mirëkuptimin autoritetin shëndetësor për mosaplikimin këtë herë të gjobave të parashikuara për këto shkelje të Aktit-Normativ në kushtet e pandemisë.

AMA i ka kërkuar autoritetit shëndetësor të marrë në konsideratë gjendjen e vështirë financiare dhe e ka siguruar atë se do të përcjellë tek të gjithë operatorët audiovizivë shqetësimin e krijuar nga dy rastet e lartpërmendura, duke vlerësuar lart punën e kontributin e tyre publik në përballimin me sukses të situatës së pandemisë, por edhe kërkuar prej tyre respektimin rigoroz të udhëzimeve përkatëse.

Nga monitorimet e realizuara për përmbajtjet e transmetuara është vërejtur se nga televizionet po zbatohen masat e parashikuara për mbrojtjen e stafit që punon në mjediset brenda dhe jashtë redaksive, por ky proces duhet të vijojë me rigorozitet dhe përgjegjësi maksimale deri në përfundim të procesit dhe rikthimin në normalitet.
Sikundër dhe në njoftimet e mëhershme që AMA ka drejtuar, subjektet audio dhe audiovizive duhet të respektojnë vendimet dhe udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shqipëri.

Duke e konsideruar parësore mbrojtjen e shëndetit të stafit të angazhuar dhe bashkëpunëtorëve, për të mënjanuar efektet e padëshiruara nga raste të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, AMA tërheq vëmendjen se për rastet e konstatuara do të nisin procedimet administrative.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.