Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Me sytë nga arsimi profesional/ Ekspertët: Ka mundësi të mëdha punësimi

14:40 / November 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
punesimia 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkollat profesionale kanë nisur një fushatë komunikimi me gjimnazet e përgjithshme, duke prezantuar nga afër ofertën e tyre me qëllimin që nxënësit të njohin më mirë dobitë e arsimit profesional.

Dhe për ata që do të duan të transferohen në këto institucione, procedura do të jetë e hapur e pa burokraci deri në fund të muajit dhjetor.

Ekspertja e arsimit profesional, Ana Zaharian shprehet se në vitet e fundit janë shtuar mundësitë e praktikës në kompani ndërsa rritja e nevojës së tregut, garanton edhe punësimin e shpejtë e të mirëpaguar.

“Ka një dëshirë më të madhe nga kompanitë, janë ato që po trokasin nëpër shkolla për të marrë praktikantë sepse i shohin si punonjës të tyre të ardhshëm. Nevoja për fuqi punëtore të kualifikuar i ka bërë edhe kompanitë që të kenë një ndjeshmëri dhe vëmendje më të lartë ndaj arsimit profesional”, shprehet Ana Zacharian, eksperte e arsimit profesional.

Por çfarë kërkon më shumë tregu aktualisht?

“Hoteleri-turizmi gjithmonë ofron vende pune, ka një uri për punonjës patjetër dhe teknologjia e informacionit. Edhe ndërtimi por duket se e ka zgjidhur në forma të tjera duke marrë punonjës nga vende të huaja.”

Sa i takon modeleve europiane në lidhje me rëndësinë e arsimit profesional, ekspertja veçon rastin e Gjermanisë dhe Zvicrës.

“Me vite ne kemi këtu programe dhe projekte shumë të mira, kemi nisma të cilat të paktën ka tre dekada që marrin mbështetje nga qeveria gjermane, zvicerane, italiane dhe Bashkimi Evropian. Gjithmonë ka patur programe në mbështetje të arsimit profesional, me qëllimin që të rritet pjesëmarrja sepse ka rezultuar shumë i dobishëm për familjen, nxënësin, shoqërinë. Kanë mundësi që të marrin një zanat dhe gjithashtu të vijojnë arsimin e mëtejshëm.”

Në vitin mësimor që lamë pas rreth 17 mijë nxënës në të gjithë vendin ndoqën arsimin profesional.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.