Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më të fortit në Shqipëri sot o janë në varreza, o janë në burg”

18:35 / October 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Deri më sot pjesëtarët e botës së krimit kanë lëvizur me makinat e policisë, kanë përdorur simbolet e policisë kanë përdorur radiot kanë përdorur sinjalistikën dhe kanë kaluar postblloqe e pika kufitare, e kanë bërë dërgesa mes tyre.”

Kështu u shpreh eksperti i sigurisë Fatjon Softa gjatë një interviste për Ora News.

Softa thotë se të rinjtë që janë bërë pjesë e botës së krimit janë joshur nga paraja. Sipas tij ata janë aty prej arsyeve ekonomike. Sakaq thotë se më të fortit o janë në varreza o janë në burg.

Fatjon Softa: Këta që ne shohim grupe kriminale janë thjesht ushtarët që ne shohim për shkak të konflikteve. Është hakmarrja, gjakmarrja, interesat ekonomike dhe njerëzit që paguhen për të realizuar aksione siç janë vrasjet në vend. Ata që ne themi bosët e vërtetë, menaxherët e vërtetë ose bota kriminale e vërtetë nuk është siç lëvizin.

Nuk ka mundësi të jetë një 22-vjeçar. Nuk ka mundësi të jetë bërë kriminel një 25-vjeçar. Ata janë mosha rinore që kanë nevojë të ndërtojnë jetën e tyre. Edhe ato i pret një familje. Problemi është se ata sot janë aty sepse aty kanë shkuar për arsye ekonomike. Janë joshur nga të ardhurat që marrin. I kanë hyrë asaj rruge dhe sot kanë hyrë në një rrugë që duhet të japin llogari.

Sepse më të fortit o janë në varreza, o janë në burg. Pjesa tjetër vjen vërdallë. Bota e krimit sot qarkullon një vlerë monetare sa 1 e 3 e GDP-së. Ndaj lufta ndaj grupeve nuk është spontane. Megjithatë e tremb atë botë se hapësirat po zvogëlohen. Deri më sot kanë lëvizur me makinat e policisë, kanë përdorur simbolet e policisë kanë përdorur radiot kanë përdorur sinjalistikën dhe kanë kaluar postblloqe e pika kufitare e kanë bërë dërgesa mes tyre.

Për Softën ndryshimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është një ndryshim pozitiv.

Fatjon Softa: Me ardhjen e Rrumbullakut ka një ndryshim por patjetër që i duhet kohë. Nuk mund të jetë vetëm 100 ditshi sepse kjo e dëmton policinë. Policia bëhet duke i lënë dorë drejtorit të përgjithshëm të ndryshojë, të metodologji. Kanë dështuar shumë investime në polici. Ka humbur besimi te policia e shtetit.

Fatjon Softa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.