Dashi
Për meshkujt e kësaj shenje e kuqja do ishte e pa rezistueshme. Një fustan ose një këmishë me një palë këpucë me takë metalike do i bëni shumë përshtypje.
Demi
Kafja e hapur, jeshilja ose kafja e errët, është e pa mundur që ju të vishni këtë ngjyrë dhe mos të bini në sy të një Demi.
Binjakët
Janë nga ata persona që mërziten shpejt dhe për të shtuar kureshtjen e ti vishuni me veshje të ndryshme në ditë të ndryshme.
Gaforrja
Me një blu ose të kaltër do e bëni shpejt për vete një mashkull Gaforre.
Luani
Meshkujt e kësaj shenje adhurojnë ngjyrat me ndriçim. Për t’i bërë më shumë përshtypje vishuni me reflekse ari ose ose vendosni bizhuteri të tilla.
Virgjëresha
Të fiksuar pas pastërtisë kësaj shenje nuk do i pëlqente aspak nëse në veshje do të shikonte rrudha ose push prandaj kujdesuni për këtë.
Peshorja
Meshkujt e kësaj shenje kërkojnë gjithmonë harmoni kshtuqë nëse doni t’iu bëni përshtypje siguroni të zgjidhni një veshje sa më të këndshme. Vendosni një rrip, zgjidhni një çantë, këpucët dhe aksesorët që përshtaten sa më mirë.
Akrepi
Një fustan i zi i thjeshtë dhe elegant apo një kostum pas trupi do ju bëjë tërheqëse në sy të një Akrepi.
Shigjetari
Personat e kësaj shenje pëlqejnë gjëra disi të çrregullta dhe jo shumë strikte. Një palë xhinse, një palë atlete modern dhe një bluzë e thjeshtë e lirshme do të ishte veshja ideale për ju në sy të Shgjetarit.
Bricjapi
Nje veshje e bukur dhe serioze do ishte e adhurueshme për shenjën e Bricjapit. Këmisha, kostume apo fustane formale do i bëni shumë përshtypje.
Ujori
Keni veshje të trashëguar nga mamaja të viteve ’60 vishini sepse meshkujt e kësaj shenje i adhurojnë.
Peshqit
Adhurojnë veshje me ngjyra të buta dhe natyrale jepini rëndësi edhe make-up, por pa e tepruar. Keni për ta parë se kështu do e bëni dhe më shumë për vete atë.