Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar një foto nga bregdeti i Durrësit, ku shihet i veshur me treçerekshe, një T-Shirt dhe atlete, shumë i entuziastmuar.
Mbi foto kreu i shtetit shkruan: Pas një dite intensive, rikthimi në bregdetin e Durrësit është shumë frymëzues, por edhe reflektues.
Meta ditën e sotme ka zhvilluar sot në Ditën Botërore të të Moshuarve, një takim me këtë shtresë të shoqërisë, teksa ka thënë se ende sot kjo shtresë mbetet e margjinalizuar.
Presidenti dekoroi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, z.Faik Xhani.
Më tej priti në takim një përfaqësi të banorëve të Bashkisë Selenicë, të cilët i shprehën shqetësimin për anulimin e ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”.
