Gëzhoja të pafundme janë gjetur në vendin e ngjarjes pas vrasjes së Santiago Malkos, çka tregon se ai është qëlluar me breshëri plumbash.
Pasi është goditur makina e të riut ka vijuar të ecë derisa është përplasur me një mur. Pas vrasjes autorët u larguan me shpejtësi, duke u zhdukur nëpër fshatrat e Tiranës teksa më pas një makinë e djegur u gjet në fshatin Ferraj. Pamje tronditëse janë ato të nënës së Santiagos në vendin e krimit.

Në transmetimin live nga News 24 e ëma ka shkuar menjëherë sapo ka marrë vesh lajmin. “Më vranë djalin”, thotë gruaja, e cila është në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo jeton në zonën e Babrrusë pranë Tiranës.
Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi me iniciale D.A. Hetimet për rastin vazhdojnë.
