Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Media britanike citon Jorida Tabakun: Ndihem e kërcënuar nga komentet e Sekretares së Brendshme

20:31 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku suella 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se është ndjerë e kërcënuar nga komentet e bëra muaj më parë nga ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, lidhur me shqiptarët.

Në një lidhje me “skype” për një nga mediat angleze Tabaku kritikoi Braverman për  “veçimin” e komunitetit shqiptar.

Ajo tha se Shqipëria dhe Britania e Madhe duhet të trajtojnë së bashku largimin e shqiptarëve, teksa më tej shtoi se dhe politikanët shqiptarë duhet të trajtojnë problemin nga brenda dhe jo t’i lënë fajin Mbretërisë së Bashkuar.

E pyetur nëse komentet e Bravermanit ishin marrë në mënyrë të gabuar, Tabaku tha se ministrja ka mbajtur të njëjtin tregim për një periudhë të gjatë.

“Kam studiuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe si shqiptare jam ndjerë shumë e kërcënuar nga komentet e saj. Si politikane, më vinte keq që komuniteti i mahnitshëm shqiptar po veçohej, sulmohej dhe ngacmohej vetëm sepse kishte një problem. Ne duhet të pranojmë se ka një problem që duhet trajtuar nga të dyja palët.

Ka një problem në Britaninë e Madhe me sistemin që ekziston atje, por edhe në Shqipëri ka një problem sepse njerëzit po ikin. Rritja e shkallës së largimit të njerëzve, duhet të na bëjë ne politikanët në Shqipëri të kuptojmë se duhet trajtuar nga brenda dhe jo vetëm ta lëmë fajin në anën e Mbretërisë së Bashkuar”, u shpreh Tabaku për median britanike.

Kjo intervistë e Tabakur ka ardhur pasi ditën e sotme Edi Rama, qortoi Sekretaren e Brendshme përpara një takimi me homologun e tij Rishi Sunak, duke e cilësuar sjelljen e saj si “të turpshme”.

Duke folur për BBC, Rama tha: Për fat të keq ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë të veçohen në këtë vend për qëllime politike.

Kujtojmë se  Suella Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit, ku i cilësoi shqiptarët si “kriminelë”.

Braverman jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.