Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Media në zi: Humb jetën gazetarja e njohur e Radio Tiranës Natasha Këlliçi (Dulaku)

21:52 / October 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dulaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një lajm i trishtë vjen sot nga media shqiptare. Mësohet se është ndarë nga jeta ditën e sotme gazetarja e njohur e Radio Tiranës së Jashtme, Natasha Këlliçi (Dulaku).

Ajo ka qenë redaktore letrare në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” gjatë viteve 1972-1974.

Këlliçi u shqua për redaktimin e veprave të disa prej shkrimtarëve tanë më të shquar, ndër të cilët; Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Kico Blushi, etj,.

Më 1992 Natasha nisi të punonte gazetare në Radion e Jashtme. Ndonëse në një profil krejt te ri, ajo u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitete më te njohura të kohës, për probleme social-politike që lindën pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Dhe shumë shpejt u rendit krahas  gazetarëve më të mirë të mikrofonit  te viteve 1950-2000, Pirro Nace, Timo Luto, Alfons Gurashi, Agron Cobani, Amali Dhamo, Zamira Koleci, etj,.

Veçanërisht popullor u bë emisioni “Mesazhe malli’, në Radion e Jashtme,  që ishte një komunikim i shqiptarëve me të afërmit e tyre të  emigruar në vende të ndryshme të botës, dhe radioreportazhe për dukuritë e reja pas rrëzimit të komunizmit.

Më 1999 ajo se bashku me të shoqin, shkrimtarin dhe pubicistin, Skifter Këlliçi dhe familjen, u vendos në Boston, dhe nuk u shkëput nga veprimtaria shoqërore, duke u bërë edhe presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare. Krahas përfaqësuesve të shquar të inteligjencës së Diasporës, ajo ishte pjesëmarrëse aktive në debatet për problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare.

humb jeten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

U përplas teksa lëvizte me biçikletë, humb jetën në spital babai i ministres Adea Pirdeni

20:59 / May 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.