Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Media polake: Shqipëria, destinacioni perfekt për pushime në 2024, jo një vend i prekur nga turizmi masiv

17:29 / May 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
radio eska per shqipoertine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Shqipëria çdo vit po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e turistëve polakë, megjithëse ende nuk është një vend i prekur nga turizmi masiv”, shkruan Joanna Dembek në një artikull të botuar në radiostacionin polak “Radio Eska”.

Ky vend i fshehtë në Gadishullin Ballkanik ka tërhequr vëmendjen e turistëve falë çmimeve të përballueshme, por edhe atraksioneve të mrekullueshme. Shqipëria ndodhet në pjesën juglindore të Evropës. Ajo kufizohet me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Vendi mesdhetar ka dalje ne detin Adriatik dhe detin Jon. Shqipëria është një destinacion jo shumë i njohur për pushuesit e huaj, por kjo po ndryshon për shkak të ofertave tërheqëse për udhëtime dhe reputacionit në rritje të këtij vendi. Shqipëria është destinacioni ideal për udhëtarët që përveç relaksit në resorte, duan të eksplorojnë qoshe të panjohura dhe misterioze. Pra, pse ia vlen të kaloni pushimet tuaja në Shqipëri? Qëndrimi për një javë në Shqipëri kushton deri në 350 euro.

Shqipëria është destinacioni ideal për pushime në plazhet e bukura me rërë, të rrethuara nga kodrat magjepsëse dhe ujërat e kristalta bruz. Plazhet më të njohura në këtë rajon janë: Ksamili, Gjipeja, Dhërmiu, Borshi, Dhërmiu, Mango, Jala dhe Saranda. Qyteti bregdetar, Saranda është destinacioni më i pëlqyer nga turistët e huaj falë atraksioneve të shumta. Në Shqipëri mund të shijoni peizazhet e mrekullueshme të pasura me shkëmbinj, laguna, shpella dhe male.

Në veri, mund të provoni të ecni në Alpet Shqiptare ose të vizitoni liqenin e bukur të Komanit të rrethuar nga kodra të pyllëzuara dhe shpate të pjerrëta. Vizitorët rekomandohen të bëjnë një udhëtim në Gjirokastër – Qyteti i Gurtë dhe Berat – qyteti i njëmijë dritareve. Të dy qytetet janë përfshirë në listën e UNESCO-s si qytet-muze. Shqipëria ofron një klimë fantastike mesdhetare. Në verë, temperatura mesatare arrin në 30-40 gradë Celsius.

Në sezonin nga qershori deri në gusht mund të shijoni ditët e nxehta me diell. Çmimet janë gjithashtu joshëse. Ju mund të akomodoheni me çmime që variojnë nga 12 euro deri në afërsisht 190 euro nata. Ju do të paguani rreth 7 euro deri në 12 euro për një darkë në një restorant të mirë, dhe produktet në dyqanet ushqimore kushtojnë më lirë se në Poloni.

Albania Radio Eska
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.