Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mediat greke pasqyrojnë situatën politike në Shqipëri: Zgjedhjet në klimë tensioni dhe pasigurie!

10:32 / April 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nesër Shqipëria do të zgjedhë përfaqësuesit e saj në Kuvend për 4 vitet e ardhshme. Procesi ka marrë vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht të fqinjëve grekë. Media “Protothema” i ka dedikuar një artikull zgjedhjeve në vendin tonë, duke analizuar të gjithë përplasjet politike në vend, ndërsa vëmendje kanë marrë edhe përfaqësuesit e minoritetit grek. Është theksuar fakti se të gjithë janë vendosur në vende që cilësohen si të sigurtë në listat e kandidatëve për deputetë. Ndërsa nuk kanë harruar të përmendin presidentin turk Recep Tajip Erdogan, teksa shënojnë se zgjedhjet po zhvillohen me ‘aromë turke’.

ARTIKULLI I PLOTË:

Në një klimë veçanërisht e tensionuar, të përkeqësuar edhe nga pandemia e koronavirusit, të dielën Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare. Në vitet e fundit vendi ka përjetuar një krizë të tensionuar politike, me ekzagjerime verbale dhe me shumicën e opozitës që abstenojnë nga parlamenti. Sipas sondazheve të fundit, Kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, po garon për rizgjedhje për të tretën herë, por analistët thonë se rezultati është i paqartë. Rama përballet me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, i cili ka bërë aleancë me parti të vogla, të cilët i bën bashkë pasioni kundër PS-së. Periudha parazgjedhore u karakterizua nga fyerje, akuza për korrupsion dhe incidente të dhunshme midis dy partive të mëdha. Një anëtar i Partisë Socialiste humbi jetën në një shkëmbim zjarri me mbështetësit e Demokratëve. Partia LSI e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili nga një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës është kthyer në kundërshtarin e tij, kërkon që të jetë vendimtare.

Zgjedhjet dhe pakica greke

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), e cila përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipëri, i është bashkuar aleancës me Partinë Demokratike me të vetmin qëllim; rrëzimin Edi Rama nga qeverisja e vendit. Dule garon në Tiranë, në një pozicion të sigurtë. Ndërsa përfaqësuesi tjetër i pakicës, Niko Kuris është në listën e PS në Vlorë. Po ashtu Vangjel Tavo është vendosur në krye të listës së LSI në Gjirokastër, por e ka të vështirë zgjedhjen në Kuvend.

Pengesat për shkak të Covid-19 në kufi

Shqiptarët që jetojnë në kufi nuk do të votojnë dot pasi qeveria Rama vendosi një karantinë 14-ditore për ata që kalojnë kufirin. Kjo lëvizje vlerësohet se synon të parandalojë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Rama “voton” për Erdoganin

Zgjedhjet do të mbahen me një “aromë” të fortë turke, pasi Presidenti turk Tayyip Erdogan deklaroi publikisht mbështetjen e tij për Edi Ramën, “duke dhuruar” një spital të ri në qytetin e Fierit. Spitali, është cilësuar si një simbol i miqësisë shqiptaro-turke dhe u përfundua në muaj vetëm dy e gjysmë, me kosto 70 milion euro. Po ashtu interesimi i bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhjet e së Dielës është veçanërisht i lartë. OSBE, SHBA dhe BE do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor, i cili është një provë serioze e funksionimit të duhur të institucioneve të brishta në Shqipëri./ Protothema

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

12:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.