Policia dhe prokuroria në Vernante të Italisë janë duke hetuar intensivisht për të gjetur vrasësit e shqiptarit Klaudio Myrtaj të shtunën. Ai u qëllua me një plumb në kokë dhe vdiq gjatë dërgimit në spital.
34-vjeçari ishte punëtor në kantieret e rrugës, por në kohën e lirë punonte në punishten e mikut të tij, duke restauruar mobilje dhe përpunuar drurin.
Edhe Prokurori publik i Cuneo Onelio Dodero konfirmoi se vrasësi e kishte qëlluar 34-vjeçarin me një plumb në kokë.
Nga hetimet asnjë pistë nuk është e përjashtuar. Dyshimet anojnë drejt motiveve të xhelozisë, por autoritetet dhe Prokuroria po shqyrtojnë çdo hipotezë për të rizbuluar motivin e vrasjes së Klaudio Myrtajt.
Pas goditjes mund të jetë edhe dora e një gruaje, raportojnë mediat italiane.
