Që prej ditës së djeshme, kryeqyteti shqiptar është mbushur plot në çdo cep të tij nga tifozeritë e dy skuadrave finaliste, Roma dhe Feynord të cilat do të ndeshen sot në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” në kuadër të finales së Confernce League.
Pavarësisht se nuk është regjistruar ndonjë incident i rëndë deri më tani, ka patur gjithsesi përplasje të vogla me policinë, sidomos gjatë mbrëmjes së djeshme.
Uniformat blu janë detyruar të përdorin edhe gaz lotjesjellës për të shpërndarë turmat, duke i futur edhe nëëpr autobusat përkatës.
Mediat italianë dhe ato holandeze më së shumti kanë pasqyruar situatën e deritanishme.
Prestigozja holandeze AD e ka me tifozët kundërshtarë të cilët sipas tyre kanë shkatërruar Tiranë dhe kanë plagosur policinë.
“Dhjetë policë u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan, kryesisht për shkak të dhunës së tifozëve të Romës.
Menjëherë pas mesnate, policia njoftoi se kishte arrestuar gjithsej 60 persona, 48 italianë dhe 12 holandezë. Ashtu si më parë në Marsejë, edhe policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës.
Një përplasje mes grupeve të mbështetësve u parandalua nga ndërhyrja e policisë. Në qytet pati shkatërrim, përfshi të paktën një dyqan.
Policia tha se grupet e tifozëve po kërkonin të përplaseshin me njëri-tjetrin. Kur fansat e Feynoord-it u ndaluan, ata thuhet se nisën të qëllojnë policinë me shishe, gurë dhe shkopinj. Më vonë, tifozët e Romës bënë të njëjtën gjë, por në një zonë tjetër të qytetit, pranë një rajoni policie.
Videot tregojnë se si policia i bombardoi ata me gaz lotsjellës nga të gjitha anët”, shkruan AD.
