Gazetarja Anduena Llabani ka folur për megaoperacionin e kryer nga SPAK dhe ekzekutimin e 18 urdhër-arresteve nga 32 të lëshuara nga SPAK.
Sipas gazetares, ka informacione se të paktën tre prej emrave më të njohur janë larguar jashtë vendit.
“Talo Çelo, Florenc Çapja dhe Elvis Martinaj nuk janë gjetur. Kjo do të thotë se e kanë pasur informacionin. Ka informacione që këta që unë përmenda të kenë kaluar kufirin. Nuk dimë çfarë akuzash ka ndaj këtyre njerëzve. Në listën e të arrestuarve ka edhe njerëz të policisë dhe kjo tregon se ka pasur edhe mbështetje politike, përveçse institucionale”, tha Llabani.