Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mega-operacioni me 150 të arrestuar, DASH: Si u zbuluan trafikantët e drogës, shisnin tableta vrasëse në mbarë botën!

19:45 / October 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash 753x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët e Departamentit amerikan të Drejtësisë thonë se kanë arrestuan 150 persona nën dyshimet për tregtimin e drogave të paligjshme, duke përfshirë opioidet me receta mjeku të falsifikuara dhe kokainë. Rrjeti përdorte pjesën e fshehtë, apo të errët të hapësirës kibenetike.

“Jemi këtu për të ekspozuar ata që përdorin rrjetet e padukshme të internetit për të shitur tableta vrasëse në mbarë botën. Falë bashkëpunimit të organeve ndërkombëtare të ligjit, 150 trafikantë droge, që përdornin hapësirën e errët kibernetike janë arrestuar në disa vende, përfshirë 65 në Shtetet e Bashkuara”, thotë Lisa Monaco, Zëvendës Prokurore e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara.

Arrestime janë bërë në Australi, Britani, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Hollandë dhe Zvicër. Hetimi 10-mujor i quajtur operacioni “HunTor” që ka marrë nofkën e programeve të koduara kibernetike, rezultoi në sekuestrimin e 243 kilogramëve drogë, përfshirë amfetaminë, kokainë dhe opioide, që kapin vlerën e më shumë se 31 milionë dollarëve.

Hetuesit thanë se ato prodhoheshin kryesisht në laboratorë në Meksikë duke përdorur kimikate të importuara nga Kina. Prokurorët gjithashtu vunë në shënjestër edhe tregtarët e drogës që operonin laboratorë shtëpiak për të prodhuar pilula kundër dhimbjeve.

Agjencia evropiane e rendit, Europoli, bashkëpunoi me ekipin e Departamentit amerikan të Drejtësisë kundër drogave dhe një ekip të posaçëm që lufton krimet në internet. Zyrtarët amerikanë thanë se hetimet vazhdojnë dhe se priten arrestime të tjera./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e re, GJKKO gjobit avokatët që bojkotojnë

16:08 / September 21, 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve i drejtohen “Kushtetueses”, kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat

15:08 / September 21, 2026

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.