Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mega operacioni në Malin e Zi/ Policia kap 2.5 ton drogë, 24 të arrestuar. Mes tyre dhe shqiptarë

11:29 / February 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 838edd9309ec692e8d499a4448cf84bf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operacioni i koduar nga policia me emrin “Kurthi” në Mal te Zi ka çuar në pranga 24 persona, organizatorë dhe anëtarë të një organizate kriminale, të akuzuar për kontrabandë me sasi të mëdha marijuane që transportohej nga Shqipëria, përmes Malit të Zi dhe disa vendeve të rajonit, dhe kontrabandohej drejt Bashkimit Europian, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

“Në hetimin e deritanishëm, duke ndërprerë rrugët e kontrabandës të përdorura nga anëtarët e këtij grupi kriminal, u gjetën dhe u konfiskuan gjysmë ton marijuanë.

Ky grup akuzohet për kontrabandë të dy tonëve e gjysmë marijuanë”, thuhet në deklaratën e policisë. Mësohet se janë kryer bastisje në 30 banesa dhe kanë përfunduar në pranga 15 persona nga Ulqini, 7 nga Nikshici, një nga Podgorica e një nga Tivari.

“Në këtë operacion u angazhuan 180 oficerë policie – anëtarë të Sektorit të Policisë Speciale, Policisë Kufitare dhe të Stacionit të Ulqinit, Qendrës së Sigurisë së Tivarit, Qendrës së Sigurisë Nikshiq, Qendrës së Sigurisë Herceg Novi, Qendrës së Sigurisë së Podgoricës, etj.

Nën drejtimin e Departamentit për Luftën ndaj Kontrabandës së Drogave”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Policia malazeze në mënyrë të vazhdueshme ka bllokuar sasi të dukshme të drogës, të llojit marijuanë, e cila transportohet në format më të ndryshme drejt Malit të Zi.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Europës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.