Një tjetër operacion antidrogë është duke u zhvilluar në Turqi, pas atij i cili përfundoi me dy të arrestuar dhe një në kërkim në portin e Durrësit.
Sipas mediave greke, forca të shumta nga deti e toka po kontrollojnë ishullin e Skopelou ne zonën e Sporadhes. Ato shkruajnë se bëhet fjalë për një operacion për kapjen e një sasie të madhe drogë, e për këtë janë përfshirë skafe, dhe forca nga toka, si dhe qen antidrogë.
Megjithatë, mediat greke nuk bëjnë lidhje me kapjen e dy gomoneve në pesë ditët e fundit në Greqi. Dyshohet se ne ishull veç lendeve narkotike, ndodhen edhe trafikante shqiptare te drogës, te fshehur pas operacionit detar per goditjen e një rrjeti te trafikut te drogës Shqiperi-Greqi-Turqi. Ishulli ne fjale ndodhet ne Detin Egje, përballë Turqisë
