Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Megaoperacion në portin e Durrësit. Në pranga 20 persona, punonjës sigurie dhe operatorë

09:30 / July 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
porti i Durresit e1650101339310 458x450 1 458x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të dielë, Policia e Shtetit thotë se 20 persona janë arrestuar nga uniformat blu në Portin e Durrësit. Të gjithë ata janë punonjës nga siguria e portit dhe punonjës te terminalit. Shkaku i shoqërimeve në masë është konstatimi i hapjes së një kontenieri bananesh, prej të cilit mungojnë disa arka. Mësohet se hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit. Policia dyshon se brenda kontenierit mund të ketë pasur lëndë narkotike.

Për këtë arsye u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

J. Gj., 26 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. Z., 29 vjeç, S. P., 52 vjeç, A. Q., 31 vjeç, K. D., 49 vjeç, M. D., 47 vjeç, K. L., 34 vjeç, Sh. H., 58 vjeç, A. Xh., 54 vjeç, A. B., 40 vjeç, V. K., 32 vjeç, A. B., 54 vjeç, Gj. D., 39 vjeç, Sh. E., 57 vjeç dhe P. T. 31 vjeç, të gjithë punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit.

Po ashtu u arrestuan, G. H., 49 vjeç, me detyrë operator i firmës “Marinier” që operon në Portin e Durrësit dhe R. B., 27 vjeç, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit: A. M., 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane; N. A., 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Droge Port durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.